Haradinaj thotë se tre fshatra të Prizrenit janë qe 100 orë pa rrymë: Më 9 shkurt e me qu në shtëpi këtë palaço qeveri

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka thënë se disa fshatra të Prizrenit kanë tejmase probleme me rrymë. Sipas tij, fshatrat Grazhdanik, Kobaj dhe Muradem të Prizrenit janë tash e 100 orë pa rrymë, shkruan lajmi.net. Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti në lidhje me këtë problem të qytetarëve të Kosovës të cilët tash e…

Lajme

29/12/2024 19:57

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka thënë se disa fshatra të Prizrenit kanë tejmase probleme me rrymë.

Sipas tij, fshatrat Grazhdanik, Kobaj dhe Muradem të Prizrenit janë tash e 100 orë pa rrymë, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti në lidhje me këtë problem të qytetarëve të Kosovës të cilët tash e disa javë kanë vështirësi të jashtëzakonshme si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

Pse duhet me pagu rrymën populli i Kosovës? Më mirë me ble dru e me u nxe deri më 9 shkurt e me çu në shtëpi këtë palaço qeveri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: