Haradinaj thotë se Rugova la gjurmë në jetën politike e shoqërore

Një delegacion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë homazhe tek varri i ish- presidentit Ibrahim Rugova, në 10 vjetorin e vdekjes së tij.

Lajme

21/01/2016 13:31

Rugova u vlerësua lartë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se Presidenti i parë i Kosovës e meriton të kujtohet me pijetet.

“Është krejt i veçantë kujtimi për Presidentin Rugova, në këtë dhjetëvjetor të ndarjes nga jeta”.

“Ai la gjurmë në jetën tonë politike e shoqërore, prandaj edhe meriton të kujtohet me pijetet.  Unë kam pasur kënaqësinë të punojë bashkë me Presidentin Rugova, dhe nderimi në çdo përvjetor të tij, është shndërruar në një traditë për AAK-në dhe për mua personalisht”, ka thënë Haradinaj