Haradinaj thotë se nuk kanë marrë qëndrim nëse e votojnë Limajn për kryeparlamentar: I kemi dhënë tre emra që do t’i votojmë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas seancës së Kuvendit të Kosovës është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend. Ai ka vazhduar të përmend tre emrat e propozuar nga ai që do t’i votonin nëse do të propozoheshin nga VV, shkruan lajmi.net. Në lidhje me Limajn, Haradinaj ka thënë se nuk kanë një…

Lajme
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas seancës së Kuvendit të Kosovës është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend.
Ai ka vazhduar të përmend tre emrat e propozuar nga ai që do t’i votonin nëse do të propozoheshin nga VV, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me Limajn, Haradinaj ka thënë se nuk kanë një qëndrim.
“Ne kemi ofruar zgjidhje dhe pa asnjë vlerë, nuk kemi kërkuar asgjë nga LVV. Deri tani kemi propozuar tri emra që mund ti votojmë, e dini është Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi dhe Glauk Konjufca. Nëse sot do të kishte njëri nga këta emra, pa asnjë kërkesë dhe asnjë kusht ne do t’i votonim. Sa i përket emrit të Limajt, nuk kemi marr ndonjë qëndrim. Nuk është interesimi im kush me kë takohet, interesimi im është që të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se propozimet e tyre për tre emrat që do t’i votonin nuk është “kërkesë por ndihmesë”. /Lajmi.net/