Haradinaj thotë se i ka mbetur hatri me Limajn: Nuk e votoj për kryeparlamentar, nuk ish dashtë ta mendoj që të kërkoj vota tek AAK-ja
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se nuk do ta votonte emrin e Fatmir Limajt, nëse propozohet për kryeparlamentar nga Vetëvendosje. “Unë personalisht nuk e votoj. Edhe e them publikisht. Jo për naj arsye po për qata që më the: A të ka mbet hatri? Po. Sikur ta ketë trajtuar…

Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se nuk do ta votonte emrin e Fatmir Limajt, nëse propozohet për kryeparlamentar nga Vetëvendosje.
“Unë personalisht nuk e votoj. Edhe e them publikisht. Jo për naj arsye po për qata që më the: A të ka mbet hatri? Po. Sikur ta ketë trajtuar më me kujdes qit “divorcin”. Përndryshe nuk ish dashtë edhe me mendu z.Limaj me kërku votën te AAK-ja. E vetmja mënyrë për të marrë z. Limaj votën e Daut Haradinaj është nëse ai është pjesë e koalicionit opozitar.”, tha Haradinaj në Dukagjini.
Haradinaj e ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili foli për rikthimin e Fatmir Limajt në Kuvend, duke thënë se pa përfshirjen e Nismës, AAK nuk do të kishte arritur të kalojë pragun zgjedhor në zgjedhjet e fundit.
Sipas Haradinajt, Kurti është duke “iu servilosur” Limajt.