Haradinaj: Të distancohen edhe Enver Dugolli, Shemsi Syla, Hydajeti e gruaja e Rexhep Selimit nga turpi i Donika Gërvallës
Nasim Haradinaj nga OVL-UÇK ka reaguar tejet ashpër në drejtim të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla pas deklarimit të saj ku e quajti të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj “Gjeneral të vetëshpallur”. Nasim Haradinaj po ashtu ka thënë se pret edhe nga anëtarët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje që ishin pjesë e luftës të distancohen…
Lajme
Nasim Haradinaj nga OVL-UÇK ka reaguar tejet ashpër në drejtim të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla pas deklarimit të saj ku e quajti të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj “Gjeneral të vetëshpallur”.
Nasim Haradinaj po ashtu ka thënë se pret edhe nga anëtarët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje që ishin pjesë e luftës të distancohen nga ky deklarim.
“Nga kjo duhen të turpërohen ata e të distancohen njerëzit që rrinë pranë saj, e sidomos të devotshmit që thirren në patriotizëm e siç janë Hydajet Hyseni, Gani Krasniqi Avni Dehari, Enver Dugolli, Shemsi Syla e shumë shokë të tjerë të burgosun, e shokë të Jusuf Gërvallës, Sabri Novosella e të tjerë, Smajl Smakiqi. Kjo ka nxitur një debat që i bën dëm vetë shoqërisë e vetë popullit dhe kjo qëllimisht tregon o ka mision, o është e çmendur”, deklaroi Haradinaj në KlanKosova, transmeton lajmi.net.
Ai ka kërkuar nga ta që të dalin sa më shpejtë e të bajnë pjesën e turpit, e që sipas tij këta njerëz duhet t’i mbrojnë veteranët.
“Unë kërkoj nga ta që të dalin sa më shpejtë dhe të bajnë pjesën e turpit, njerëzit si kjo e kanë detyrë e kanë obligim këta. Këta djemë që kanë qenë në burgje që t’i mbrojnë njerëzit e vetë, veteranët.E ka obligim edhe gruaja e Rexhep Selimit, të del le të distancohet sa më shpejtë. I ka fy të gjithë, të gjallë e të vdekur”,shtoi ai./Lajmi.net/