Haradinaj takon veteranët e UÇK-së: Veprat e tyre flasin më shumë se fjalët
Sot, në Pejë, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim me veteranë të shumtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes tyre edhe bashkëluftetarë të tij nga ditët më të rënda dhe më të lavdishme të luftës për liri. Gjatë këtij takimi, u rikujtua se forca e Kosovës qëndron te njerëzit që nuk flasin shumë për veten, por…
Lajme
Sot, në Pejë, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim me veteranë të shumtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes tyre edhe bashkëluftetarë të tij nga ditët më të rënda dhe më të lavdishme të luftës për liri.
Gjatë këtij takimi, u rikujtua se forca e Kosovës qëndron te njerëzit që nuk flasin shumë për veten, por që me vepra kanë shkruar historinë e vendit.
“Sot ishim në vizitë në Pejë ku u takuam me veteranë të shumtë, disa prej tyre bashkëluftetarë të mi. Këta janë njerëz të mëdhenj që nuk flasin shumë për veten, por veprat e tyre flasin për Kosovën. Ky takim na bëri me dije që ne duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka që ky vend të ekzistojë, krah atyre që nuk u dorëzuan as kur gjithçka dukej e pamundur”, theksoi Haradinaj.
Lideri i AAK-së dhe kandidati për kryeministër shprehu mirënjohje të përjetshme për kontributin e veteranëve, duke nënvizuar se respekti dhe përkujdesja ndaj tyre është detyrim moral dhe kombëtar.