Haradinaj takon diplomatin amerikan, Hanrahan: Theksova rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-ve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në lidhje me takimin që ka realizuar me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë, Mark Fleming. Ai ka theksuar rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Republikës…

Lajme

13/07/2025 18:08

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në lidhje me takimin që ka realizuar me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë, Mark Fleming.

Ai ka theksuar rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me SHBA-në, si dhe nevojën për të thelluar partneritetin në fushën e sigurisë.

“Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim të plotë në NATO, dhe mbështetja e SHBA-së është tepër e rëndësishme për këtë rrugë. Aleanca jonë më Amerikën është e përjetshme dhe e pathyeshme, ndërsa përkushtimi ynë si vend është i palëkundur për ta forcuar këtë aleancë çdo ditë”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook: