Haradinaj takon Demirajn: Kosova dhe Shqipëria faktorë stabiliteti në rajon
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Dritan Demiraj.

Lajme
Haradinaj me anë të një postimi në facebook kanjoftuar se me ministrin Demiraj janë dakorduar që Kosova dhe Shqipëria janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, veç sa e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit.
Postimi i Haradinajt:
Sot pata kënaqësinë ta pres në një takim Dritan Demirajn, një ushtarak i shkëlqyer, aktualisht Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Në një bisedë të hapur e miqësore, folëm për sigurinë rajonale, për detyrat e shteteve tona në lëmin e sigurisë, bashkëpunimin, si dhe ndihmesën që mund ta japë Shqipëria në antarësimin e Kosovës në strukturat rajonale dhe evropiane të sigurisë.
U dakorduam se Kosova dhe Shqipëria sot janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, veç sa e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit./Lajmi.net/