Haradinaj takohet me Zaevin, flasin për bashkëpunimin mes dy shteteve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.
Lajme
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka treguar edhe se çka ka biseduar me Zaev, shkruan lajmi.net.
Haradinaj në këtë takim ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj.
Ky është postimi i Haradinajt në Facebook:
Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve! /Lajmi.net/