Haradinaj-Stublla e nis detyrën me homazhe te “Heroinat”: E vërteta e Kosovës do të thuhet kudo në botë
Meliza Haradinaj-Stublla e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur sot zyrtarisht punën si ministër i Punëve të Jashtme. Para se të shkojë në zyrë ajo është përkulur para memorialit “Heroinat” prej ku është zotuar se do kudo në botë do ta thotë të vërtetën e plotë të Kosovës.

Lajme
Haradinaj-Stublla tha se drejtësia e përgjegjësia për plagët e hapura të popullit të Kosovës do të kërkohet pa ndalë.
Meliza Haradinaj-Stublla do të drejtojë ministrinë të cilën deri dje e udhëheqte Glauk Konjufca i Lëvizjës Vetëvendosje.
Ajo u vendos në këtë pozitë me marrëveshje politike në qeverinë Hoti, pas rrëzimit të qeverisë që udhëhiqej nga Albin Kurti.