Haradinaj sot udhëton për në Hagë

Sot do të udhëtojë për në Hagë kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Lajme

23/07/2019 08:04

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se sot do të niset për në Hagë.

Atje ai pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.

Ftesën për t’u paraqitur në Hagë për intervistim Haradinaj e ka marrë të premten.

Për këtë, Haradinaj po atë ditë dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit.

Ai tha se nuk dëshiron të shkojë në Hagë në cilësinë e kryeministrit të Kosovës.

Haradinaj do të intervistohet si i dyshuar. /Lajmi.net/