Haradinaj: Rreth 360 milionë euro u dërguan vjet në Serbi për blerje rryme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova deklaroi se rreth 360 milionë euro janë dërguar gjatë vitit 2025 në Serbi për blerje rryme. Ai ka theksuar se, bazuar në të dhënat që ka siguruar, shpenzimet për energji gjatë një periudhe prej 18 muajsh afrojnë shifrën e…
Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova deklaroi se rreth 360 milionë euro janë dërguar gjatë vitit 2025 në Serbi për blerje rryme.
Ai ka theksuar se, bazuar në të dhënat që ka siguruar, shpenzimet për energji gjatë një periudhe prej 18 muajsh afrojnë shifrën e 1 miliard eurove.
“Për lëvizjet e z.Kurti sa i përketë energjisë, i kam marrë disa statistika, vetëm ta shohim sa milionë euro i kemi dërguar gjatë vitit 2025 në Serbi, me blerje të energjisë. Rreth 360 milionë euro, vetëm në Serbi. Ju kemi afruar shifrës 1 miliardëshe për 18 muaj blerje të energjisë”, tha ai.