Haradinaj: Rrafshi i Dukagjinit konsiderohet “Metohi” nga Vetëvendosja
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke theksuar se rrafshi i Dukagjinit është lënë pas dore. Gjatë një deklarate në RTV Dukagjini, Haradinaj ka theksuar se Peja dhe Gjakova përbëjnë një të tretën e taksapaguesve të Kosovës, por megjithatë ato janë lënë jashtë investimeve…
Lajme
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke theksuar se rrafshi i Dukagjinit është lënë pas dore.
Gjatë një deklarate në RTV Dukagjini, Haradinaj ka theksuar se Peja dhe Gjakova përbëjnë një të tretën e taksapaguesve të Kosovës, por megjithatë ato janë lënë jashtë investimeve të rëndësishme dhe projekteve zhvillimore.
“Rrafshi i Dukagjinit, për shumicën e rasteve për këtë qeveri konsiderohet ‘Metohi’,” u shpreh Haradinaj.
Ai ka kritikuar ashpër gjendjen e qytetit të Pejës, duke përmendur stadiumin e qytetit dhe resurset sportive që janë në një gjendje të keqe.
Po ashtu, ai ka theksuar gjendjen e dobët të rrugës për Plavë, duke u shprehur se asnjë investim nuk është realizuar për përmirësimin e infrastrukturës.
“Peja, Gjakova përbëjnë një e treta e taksapaguesve të Republikës së Kosovës, dhe padrejtësisht i kanë lënë, më vjen keq por për Vetëvendosjen Rrafshi i Dukagjini, shumicën e rasteve për këtë qeveri konsiderohet “Metohi”. Kështu thash konsiderohet në bazë të parametrave investiv, nëse nuk ke bërë asnjë projekt. Nëse shkon në Pejë, dhe e sheh qytetin në çfarë gjendje ka mbetur, shkoni shiheni stadiumin e Pejës si ka mbet, resurset sportive se çfarë janë….Rruga për Plavë në çfarë gjendje është, asnjë kaci zall askush nuk e ka vendosur”, ka deklaruar Haradinaj.