Haradinaj reagon kundër mediave serbe: Kanë shpifur dhe po shpifin ende për mua
Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka thënë se mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër tij.
Lajme
Haradinaj e ka fjalën për presidentin aktual serb Aleksandër Vuçiq dhe mediat e afërta me të të cilat po thonë se e dinë arsyen e thirrjes së Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kryeministri i dorëhequr po i referohet një raportimi të medias serbe Blic.rs në të cilën thuhet se kryeministri në dorëheqje, Haradinaj ka qenë i përfshirë në trafikim organesh.
Sipas portalit serb Blic.rs, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, është i përfshirë në trafikim organesh në Shqipëri. Sipas këtij portali, Haradinaj është i përfshirë në rastin e ashtuquajtur “shtëpia e verdhë” e cila ndodhet në Burrel.
Në këtë portal shkruhet se njëri nga serbët ka dhënë dëshmi se si kanë ndodhur ngjarjet në të ashtuquajturën “shtëpinë e verdhë”. Aty shkruhet se trupa të gjymtuar të serbëve janë varrosur në varreza masive në Burrel. E madje ky portal shkon aq larg sa që shkruan se dy trupa ishin varrosur në një vrimë në varreza të fshatit.
Ky është postimi i tij i plotë:
Mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksander Vuqiq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje. Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë!/Lajmi.net/