Haradinaj: Raporti i Progresit tregon qartë se agjenda e qeverisë aktuale është largimi i Kosovës nga të gjitha integrimet euroatlantike

Kreu i AAK-së ,Ramush Haradinaj, ka reaguar ne lidhje me Raportin e Progresit duke thënë se me  rezultatet e këtij raporti tregohet  qartë se agjenda e qeverisë aktuale është të largojë Kosovën nga integrimet euroatlantike. Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka komentuar rezultatet e Raportit të Progresit ku u shpreh se ky raport reflekton…

Lajme

31/10/2024 12:56

Kreu i AAK-së ,Ramush Haradinaj, ka reaguar ne lidhje me Raportin e Progresit duke thënë se me  rezultatet e këtij raporti tregohet  qartë se agjenda e qeverisë aktuale është të largojë Kosovën nga integrimet euroatlantike.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka komentuar rezultatet e Raportit të Progresit ku u shpreh se ky raport reflekton shthurjen e sistemit të qeverisë së Kosovës.

‘’Raporti i Progresit, ashtu siç pritej, reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian. Kjo shfaqet në cenimin e demokracisë parlamentare, ndërhyrjet në media, sabotimin e sistemit të drejtësisë, defektet në prokurim, e pothuajse në çdo fushë të jetës.’’ ka shkruar Haradinaj.

Tutje ai shtoi se me këtë Kurti e largoi Kosovën nga proceset euroatlantike.

”Në katër vitet e fundit, Kurti e largoi dhe e sabotoi Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s. Me këtë raport shihet se e gjithë agjenda e tij është largimi i Kosovës nga të gjitha integrimet euroatlantike.” shtoi tutje Haradinaj.

Haradinaj në fund shton se ”largimi i Kurtit po shndërrohet në një obligim për të gjithë ne”./Lajmi.net/