Haradinaj: PTK-ja në gjendje të vështirë, mirëpo nuk do të ndajmë para për të

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rradhës së saj.

Lajme

29/05/2018 15:35

Pas mbledhjes, në një konferencë për media kryeminstri i vendit, Ramush Haradinaj duke folur për gjendjen në PTK, ka nënvizuar se situata është është e vështirë dhe kalimi nga kjo është vetëm ardhja e një investitori, raporton lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur që ka kërkuar nga drejtuesit e PTK-së që të reduktojnë shpenzimet e tyre. Ai po ashtu shoti se qeveria e tij nuk do të ndajë fonde shtesë për Postën dhe Telekomin.

Haradinaj në këtë konferencë foli edhe për mundësinë që liqeni i Gaziviodës të jetë pjesë e diskutimeve me Serbinë, ku deklaroi se ky liqen i përket vetëm shtetit të Kosovës.

“Ne po diskutojmë për shumë tema me Serbinë, por jo per fatin e tyre. Per fatin e Gazivodes nuk diskutojmë”, përfundoi Haradinaj./Lajmi.net/