Haradinaj përsërit se PDK pengon krijimin e institucioneve

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se për mungesën e institucioneve fajin e ka PDK-ja Në një intervistë për RTK-në ai ka thënë se nuk ka çarje të Bllokut dhe nuk do të ketë as në të ardhmen.

Lajme

03/11/2014 20:20

Sipas Haradinajt, gjatë gjithë kohës qeveria e pakicës po merr vendime që janë në kundërshtim me parimet e qeverisjes së shumicës.

“Gjatë gjithë kësaj kohe qeveria e pakicës ka marrë vendime në kundërshtim me parimet e qeverisjes. Kjo është shqetësuese edhe për vendin edhe për ne. Pse nuk ka ndodhur deri tani ndërtimi i institucioneve është se qeveria e pakicës nëpërmjet vendimit të Kushtetueses e ka pengu këtë”, ka thënë veç tjerash Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk ka dhe nuk do të ketë çarje të Bllokut.

“Nuk ka çarje të Bllokut dhe se indikacione të tilla nuk ka pasur e nuk do të ketë as në të ardhmen”, tha ai.

Për gjithë situatën e krijuar në vend, përkatësisht mungesën e institucioneve, Haradinaj e fajëson PDK-në.

“PDK është pengesa pse nuk kemi institucione për kaq muaj. Flora Brovina është pengesa sepse nuk po e thirr seancën. Ata presin se do të ketë gjimnastika të ndryshme brenda Bllokut, por u them se nuk do të ketë”, tha ai.