Haradinaj përkujton Betejën e Baballoqit dhe Isa Kastratin: Përjetësisht mirënjohës për ata që ia falën jetën lirisë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Betejën e Baballoqit të 21 prillit 1998, duke e cilësuar si një pikë kthese në Luftën Çlirimtare dhe si moment të mobilizimit për luftën frontale në rajonin e Dukagjinit. Në postimin e tij, Haradinaj ka përkujtuar edhe dëshmorin Armend Daci, studentin nga Irzniqi që ra më 1996…

Lajme

21/04/2025 14:26

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Betejën e Baballoqit të 21 prillit 1998, duke e cilësuar si një pikë kthese në Luftën Çlirimtare dhe si moment të mobilizimit për luftën frontale në rajonin e Dukagjinit.

Në postimin e tij, Haradinaj ka përkujtuar edhe dëshmorin Armend Daci, studentin nga Irzniqi që ra më 1996 në një atentat të organizuar nga forcat pushtuese në Prishtinë, si dhe Isa Kastratin, që ra heroikisht në Viti të Marecit bashkë me Afrim Vitinë e Sokol Sopin, më 1999.

“Emrin dhe veprën e Isa Kastratit do ta mbante me krenari Brigada 172 e Zonës Operative e Karadakut deri në çlirim”, përfundoi Haradinaj.