Haradinaj për vdekjen e Tahirsylajt: Njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ekspertit të hidrometeorologjisë, Sylë Tahirsylaj. Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza. “Kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për…

Lajme

16/06/2024 20:45

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ekspertit të hidrometeorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza.

Kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Profesori Tahirsylaj do të kujtohet si njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë. Ngushëllime familjes Tahirsylaj, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën! U prehsh në paqe, profesor!”, ka shkruar Haradinaj. 

Postimi i plotë: