Haradinaj për Thaçin: Është padrejtësisht i ndalun, shtëpinë e tij e kanë shndërruar në burg
“Unë mendoj se sot në burg është Kosova” – Kështu u shpreh Nasim Haradinaj, duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili është i arrestuar nga Specialja. Thaçi sot u lejua të vijë për vizitë te varri i babait të tij të ndjerë, dhe për një vizitë te familja. “Është një ndjenjë e rëndë (të…

Lajme
“Unë mendoj se sot në burg është Kosova” – Kështu u shpreh Nasim Haradinaj, duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili është i arrestuar nga Specialja.
Thaçi sot u lejua të vijë për vizitë te varri i babait të tij të ndjerë, dhe për një vizitë te familja.
“Është një ndjenjë e rëndë (të mos jesh në gjendje të ngushëllosh Thaçin). Ky është padrejtësisht i ndalun, ky dhe të gjithë ata atje janë të kidnapuar. Ajo që po më shqetëson është kur këta po mundohen me shit njerzillëk në një kohë jo të duhur duke u arsyetuar me disa masa sigurie, dhe ndërkohë duke thënë se e sollëm sot te familja. Te cila familje e sollët? Ku e sollën? E sollën në një vend ku është familja e tij, por ai s’ka hy si në familje. Atij sot, kjo siguri e tyre, shtëpinë e tij ia ka shndërruar në burg. Ata i kanë pasur policinë në dhomë, në korridor gjatë gjithë kohës sa Thaçi ka biseduar me familjarët”, tha Haradinaj në Klan.
Ai tha se objekti i EULEX-it, ku tash gjendet Thaçi, “është identik sikurse dyert e burgut që janë në Scheveningen”.
Haradinaj tha se siguria që sot iu bë ish-presidentit Thaçi “është krejtësisht e panevojshme”.
Sipas tij, lejimi i Thaçit që të vijë sot në Kosovë është “vetëm për spektakël, rol dhe demonstrim të fuqisë dhe injorim e zhvleftësim të institucioneve të Kosovës”.