Haradinaj për takimin e krerëve të partive me Osmanin: Nëse ka vullnet, zgjidhja do të dalë prej aty
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur në lidhje me takimin e krerëve të partive politike, me presidenten Vjosa Osmani. Ai është shprehur se nëse ka vullnet, nga ai takim do të dalë një zgjidhje. “Partitë politike tashmë e kanë në tavolinë një ftesë prej presidentes, shpresoj që do të gjejnë një mirëkuptim. Unë e…

Lajme
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur në lidhje me takimin e krerëve të partive politike, me presidenten Vjosa Osmani.
Ai është shprehur se nëse ka vullnet, nga ai takim do të dalë një zgjidhje.
“Partitë politike tashmë e kanë në tavolinë një ftesë prej presidentes, shpresoj që do të gjejnë një mirëkuptim. Unë e di që juridikisht ajo nuk ka rol në këtë temë, por mjaftueshëm është që liderët të jenë në një tavolinë me Presidenten dhe besoj që nëse kanë vullnet, aty do të shihet që zgjidhja do të dalë prej aty”, është shprehur ai n Klan Kosova.