Haradinaj për punimin e Bashës anti-UÇK- ‘Nuk mjafton një kërkim falje’

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur lidhur me bashkautorësinë e kryeparlamentarit Dimal Basha në një artikull shkencor, i cili trajton çështje kundër UÇK-së. Haradinaj sot në emisionin “DPT te Fidani” ka theksuar se kërkimfalja nuk mjafton në këtë rast, duke shtuar se përgjegjësia në punimet e përbashkëta shkencore mbetet sërish…

Lajme

02/09/2025 19:43

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur lidhur me bashkautorësinë e kryeparlamentarit Dimal Basha në një artikull shkencor, i cili trajton çështje kundër UÇK-së.

Haradinaj sot në emisionin “DPT te Fidani” ka theksuar se kërkimfalja nuk mjafton në këtë rast, duke shtuar se përgjegjësia në punimet e përbashkëta shkencore mbetet sërish përgjegjësi.

“Unë mendoj se nuk mjafton një kërkim falje për këtë. Nuk i besoj dhe është një konventë e vitit 1978 ku thuhet se çdo punim shkencor i përbashkët, pavarësisht çka shkakton partneri yt, në atë punim shkencor përgjegjësia është e përbashkët”, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se Basha nuk ka thënë të vërtetën, duke pretenduar se po tentohet të manipulohet opinioni publik.