Haradinaj për ndarjen nga jeta të Xhevat Hasanmetajt: Humbje tragjike për bashkëluftëtarin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Xhevat Hasanmetaj. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar ndarjen e tij si tragjike, duke shprehur pikëllimin për humbjen e një luftëtari të dalluar. Ai ka theksuar se Hasanmetaj do të mbahet mend për përkushtimin e…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Xhevat Hasanmetaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar ndarjen e tij si tragjike, duke shprehur pikëllimin për humbjen e një luftëtari të dalluar.
Ai ka theksuar se Hasanmetaj do të mbahet mend për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe kontributin e tij në shërbim të lirisë.
Haradinaj gjithashtu ka shprehur ngushëllime për familjen dhe bashkëluftëtarët, duke shtuar se ata duhet të ndihen krenarë për jetën, veprën dhe sakrificën e tij.
“U prehtë në paqe”, ka përfunduar Haradinaj. /Lajmi.net/