Haradinaj: Sakrifica juaj do të nderohet gjithmonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka uruar bashkëluftëtarët për Ditën e Veteranit. “Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë.”, ka shkruar Haradinaj, me ç’rast ka publikuar një fotografi me bashkëluftëtarët. Ndryshe, dita e veteranit shënohet më 30 dhjetor,…

Lajme

30/12/2022 11:02

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka uruar bashkëluftëtarët për Ditën e Veteranit.

“Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë.”, ka shkruar Haradinaj, me ç’rast ka publikuar një fotografi me bashkëluftëtarët.

Ndryshe, dita e veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Më 30 dhjetor 1991 kishte filluar përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga ajo kishte filluar edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së. Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.