Haradinaj për Ditën e Veteranit: Do të jetë festë zyrtare në Kosovë

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, i ka takuar veteranët me rastin e Ditës së Veteranit. Për këtë ditë, Haradinaj madje ka dhënë një zotim të veçantë. Ai ka thënë se e njëjta do të jetë festë zyrtare në Kosovë. “Me krenari të veçantë, sot bashkë…

Lajme

29/12/2024 15:43

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, i ka takuar veteranët me rastin e Ditës së Veteranit.

Për këtë ditë, Haradinaj madje ka dhënë një zotim të veçantë.

Ai ka thënë se e njëjta do të jetë festë zyrtare në Kosovë.

“Me krenari të veçantë, sot bashkë me bashkëluftëtarët nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë vëllain tonë Ali Ahmeti, ndamë momentet e lavdishme të luftës sonë të drejtë për liri. Ky takim dëshmon unitetin dhe forcën e pathyeshme të luftëtarëve të lirisë. Dita e Veteranit do të jetë festë zyrtare në Kosovë, si një hap i domosdoshëm për institucionalizimin e respektit ndaj atyre që flijuan gjithçka për lirinë. Përkushtimi ynë për trefishimin e pensioneve të veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve është shprehje e përgjegjësisë sonë institucionale dhe morale”, ka thënë Haradinaj./Lajmi.net