Haradinaj për 1 Maj: Qeveria ka shkelur dinjitetin e punëtorëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria nuk ka përmirësuar kushtet e punëtorëve në sektorin publik e privat. Ai ka thënë se pagat në Kosovë mbesin ndër më të ulëtat në rajon.   Haradinaj në Facebook ka shkruar se qeveritë e përgjegjshme punojnë për të përmirësuar kushtet e punëmarrësve. “Qeveria në largim ka…

Lajme

01/05/2025 10:36

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria nuk ka përmirësuar kushtet e punëtorëve në sektorin publik e privat. Ai ka thënë se pagat në Kosovë mbesin ndër më të ulëtat në rajon.

 

Haradinaj në Facebook ka shkruar se qeveritë e përgjegjshme punojnë për të përmirësuar kushtet e punëmarrësve.

“Qeveria në largim ka bërë të kundërtën. Sot, paga minimale është një formë asistence, paga mesatare mezi mbulon jetesën, dhe në të dy sektorët; publik e privat, pagat mbesin ndër më të ultat në rajon. Në vend të dialogut me sindikatat, kemi monolog qeveritar, përbuzje dhe arrogancë. Punëmarrësit publikë trajtohen pa dinjitet, ndërsa inflacioni rëndon gjithnjë e më shumë mbi qytetarin. Edhe më 1 Maj, shohim më shumë retorikë, më shumë largime nga vendi, dhe gjithnjë e më pak shpresë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ‘kjo është e vërteta e një qeverisje mashtruese’.

“Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është, paçit ditë më të mira!”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.