Haradinaj: Pensionet në Kosovë janë aq të ulëta, rritja prej 20% e tyre nuk përbën asnjë ndryshim

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për rritjen prej 20% të rritjes së pensioneve. Sipas tij, pensionet në Kosovë janë aq të ulëta, sa rritja prej 20% e tyre nuk përbën asnjë ndryshim. “Lajmi se paska nisur pagesa e pensioneve me rritje prej 20% është përpjekje e radhës e…

Lajme

15/10/2024 18:27

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për rritjen prej 20% të rritjes së pensioneve.

Sipas tij, pensionet në Kosovë janë aq të ulëta, sa rritja prej 20% e tyre nuk përbën asnjë ndryshim.

“Lajmi se paska nisur pagesa e pensioneve me rritje prej 20% është përpjekje e radhës e kësaj qeverie për të manipuluar me shifra e përqindje. Pensionet në Kosovë janë aq të ulëta sa rritja prej 20% e tyre nuk përbën asnjë ndryshim“, tha Haradinaj në një postim të bërë në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%.

“Rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%. Ky është zotim i përfshirë në programin e Aleancës dhe partnerëve në koalicion i cili do të zbatohet menjëherë, duke e përcjellur trajektoren e rritjes vjetore prej 10% për gjitha skemat pensionale në Kosovë“, përfundoi ai./Lajmi.net