Haradinaj pas takimit me Prattipati: Aleanca e gatshme për të kontribuar në formimin e institucioneve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati. Në njoftimin e bërë publik pas takimit, Haradinaj tha se diskutuan mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, si dhe për situatën…

Lajme

05/08/2025 14:53

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

Në njoftimin e bërë publik pas takimit, Haradinaj tha se diskutuan mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, si dhe për situatën e krijuar pas bllokadës institucionale që, sipas tij, po zgjat tash e disa muaj, transmeton lajmi.net

“E njoftova znj. Prattipati për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin tonë për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja që kanë dalë nga zgjedhjet,” deklaroi Haradinaj.

Ai gjithashtu e falënderoi përfaqësuesen amerikane për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në proceset kyçe për Kosovën dhe për rolin e saj aktiv në zhvillimet e brendshme politike.

Postimi i plotë: 

Sot prita në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, ku diskutuam mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, dhe situatën e krijuar pas bllokadës institucionale që po zgjat tash e sa muaj.
E njoftova znj. Prattipati për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin tonë për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja që kanë dalë nga zgjedhjet.
Znj. Prattipati e falënderova për rolin e saj aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset e rëndësishme që po kalon vendi ynë./lajmi.net/