Haradinaj: Oferta e Kurtit për president është lojë dhe tallje me qytetarët

Propozimi i fundit për çështjen e presidentit, i bërë të shtunën nga kryeministri dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, është lojë dhe tallje me qytetarët, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas këtij të fundit, oferta që lideri i Vetëvendosjes bëri për PDK-në dhe LDK-në që këto dy parti të dalin me tri propozime unifikuese…

Lajme

25/04/2026 12:22

Propozimi i fundit për çështjen e presidentit, i bërë të shtunën nga kryeministri dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, është lojë dhe tallje me qytetarët, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas këtij të fundit, oferta që lideri i Vetëvendosjes bëri për PDK-në dhe LDK-në që këto dy parti të dalin me tri propozime unifikuese për presidentit, nga i të cilët njëri do të zgjidhej, nuk është kredibile.

“Jemi dy ditë para se të kryhet afati kushtetues. Është e kuptueshme që loja e Kurtit, strategjia e tij do të vazhdojë kështu me këto veprime”, tha Haradinaj, para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. “Këtë që po e thotë sot ka mundur ta thotë ditën e parë. Kjo është një lojë dhe tallje me qytetarët dhe këto oferta nuk janë kredibile dhe askush nuk e dit nëse këto që po i thotë i zbaton apo e ka për ta mbuluar fajin e tij për dërgimin e vendit në zgjedhje”./Lajmi.net/