Haradinaj numëron sfidat e AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përmbyllur konsultimet me të gjitha degët e AAK-së, duke thënë se fuqizimi i familjes së tyre politike, mobilizimi i të rinjve dhe hapja e mëtutjeshme për kuadro të reja, janë sfidat e radhës për këtë subjekt politik anekënd Kosovës.

Lajme

26/10/2020 16:27

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me takimin e sotëm me kolegët nga Mitrovica e Jugut, Juniku, Shtimja, Shtërpca, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, përmbyllëm konsultimet me të gjitha degët e AAK-së.

Postimi i plotë:

Me takimin e sotëm me kolegët nga Mitrovica e Jugut, Juniku, Shtimja, Shtërpca, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, përmbyllëm konsultimet me të gjitha degët e AAK-së.

Fuqizimi i familjes sonë të madhe politike, mobilizimi i të rinjve, hapja e mëtutjeshme për kuadro të reja, janë sfidat e radhës për Aleancistët anekënd Kosovës.

Me Aleancën e fortë, Kosova do të ketë ekonomi, ushtri dhe komuna të forta. RH. /Lajmi.net/