Haradinaj: Nuk ishte lehtë krijimi i Ushtrisë, as përmbyllja e temave tjera madhore

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka qenë sot në Istog ku ka vizituar strukturat e AAK-së.

Lajme

18/08/2019 18:56

Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë i lehtë krijimi i Ushtrisë dhe as përmbyllja e disa temave madhore.

Postimi i plotë në Facebook:

Nuk ishte lehtë krijimi i ushtrisë, as përmbyllja e Trepçës dhe temave tjera madhore të interesit nacional.

Por qëndrueshmëria dhe konsistenca u shpaguan, sot jemi më afër se kurrë projektit tonë 100% shtet. Me Këshillin Drejtues dhe strukturat e Aleancës në Istog, bashkë për fitore. /Lajmi.net/