Haradinaj ngushëllon familjen e Hekuran Hoxhës: Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së Hekuran Hoxhës, duke e cilësuar si koleg shumëvjeçar dhe të përkushtuar në aktivitetet politike të Aleancës. Haradinaj tha se qysh në rininë e tij, Hoxha u dallua për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit, duke shtuar se ndarja e tij nga jeta ka tronditur të…
Lajme
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së Hekuran Hoxhës, duke e cilësuar si koleg shumëvjeçar dhe të përkushtuar në aktivitetet politike të Aleancës.
Haradinaj tha se qysh në rininë e tij, Hoxha u dallua për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit, duke shtuar se ndarja e tij nga jeta ka tronditur të gjithë.
Në një mesazh ngushëllimi, Haradinaj u shpreh.
“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!”