Haradinaj ngjitet në bjeshkë dhe flet për rrugën që çon në Plavë, kritikon qeverinë Kurti
Ish-kryeministri i Kosovës ka ngjitur sot bjeshkët e Kosovës prej ku ka drejtuar kritika ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Lajme
Ai ka thënë se qeveria e ka ndalë buxhetin për rrugën Deçan – Plavë, shkruan lajmi.net.
Haradinaj e konsideron të dhimbshme që shqiptarët e Kosovës po mbesin të ndarë me shqiptarët e Plavës, Gucisë, Vuthajve e Malësisë.
“21 maj 2022, sot e kemi ngjit rrugën për Plavë, ky është podi i Dobroshit. Kjo që shihet është traseja e rrugës që zbret për Plavë. Pjesa e mbetur e paasfaltuar e Kosovës është 12 km. Ka pas me qenë e kryme, por për fat të keq Qeveria e tashme i ka ndal financat buxhetin, pra po e vonon. Pjesën e Malit të Zi, janë vetëm 8 km. Prej qendrës së Deçanit, deri në qendër të Plavës janë vetëm 48 km, që koha me makinë do të ishte vetëm 45 minuta. E dhimbshme që po vazhdojmë të mbesim të ndanë me vëllëzrit tanë në Plavë, Guci e në Malësi”, tha Haradinaj.