Haradinaj nesër në fshatrat e Rugovës
Kreu i AAK-së, Rasmush Haradinaj, nesër do të vizitojë Komunën e Pejës, ku ka paralajmëruar të ketë disa takime me qytetarët edhe të disa fshatrave të kësaj komune.

Lajme
Sipas njoftimit të AAK-së, do të diskutohen temat aktuale politike dhe problematikat që kanë qytetarët e Komunës së Pejës.
Në orën 14:00 ai do të bëjë vizitë në trevën e Rugovës, në fshatin Kuqishtë, tek piramida e vendosur në rrugën Pejë –Plavë. Tri orë më vonë do të jetë në fshatin Kotradiq për të bashkëbiseduar me banorët e këtij fshati.
Do të takojë edhe të rinjtë në qytetin e Pejës, e krejt në mbrëmje do të ketë edhe një takim me banorët e BL Radavc.
Haradinaj në vazhdimësi ka kundërshtuar demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.