Haradinaj në Universitetin e Chicagos: Kosova pret me padurim të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ,Ramush Haradinaj,  me ftesë të Universitetit të Chicagos, në Forumin Global Pearson 2024, ka folur për historinë e Kosovës – nga lufta në shtetndërtim Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘’Facebook’’ ai ka thënë se pati rastin të ndaj historinë e Kosovës me të huajt. ‘’Fola për rëndësinë…

Lajme

18/10/2024 19:19

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ,Ramush Haradinaj,  me ftesë të Universitetit të Chicagos, në Forumin Global Pearson 2024, ka folur për historinë e Kosovës – nga lufta në shtetndërtim

Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘’Facebook’’ ai ka thënë se pati rastin të ndaj historinë e Kosovës me të huajt.

‘’Fola për rëndësinë e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Theksova rrugën e Kosovës drejt lirisë e shtetndërtimit dhe rëndësinë që ka përqafimi i vlerave perëndimore në arritjen e aspiratave tona për integrim euro-atlantik. Liria erdhi si rezultat i një procesi të gjatë. Në vitet ’90, nisi rezistencën paqësore. ‘’-ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka shtuar se rrugëtimi i Kosovës në shtet ndërtim nuk ishte i lehtë por vazhdon të jetë i qëndrueshëm.

Në vitet 1997-1999 filluam luftën çlirimtare dhe më pas, më 24 mars 1999, filluan sulmet ajrore të NATO-s, udhëhequr nga ShBA, të cilat çuan në liri dhe pavarësi. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë por ishte dhe vazhdon të jetë i qëndrueshëm. Kosova, është tregim i sukseshëm, suksesin e bënë edhe më madh mbështetja dhe partneriteti që vjen nga bota demokratike e udhëhequr nga Amerika.’’-u shpreh ai.

Tutje Haradinaj është shprehur se Kosova pret me padurim të ecë drejt integrimit në Nato.

‘’Kosova pret me padurim të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO. Është e rëndësishme që shtetet të jenë përgjegjëse dhe të veprojnë me llogaridhënie.’’,është shprehur Haradinaj./Lajmi.net/