Haradinaj në Ditën e Gështenjës në Deçan, vlerëson traditën dhe fermerët e komunës

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës” në Deçan. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi këtë festë si vazhdimësi të një tradite të trashëguar brez pas brezi, që dëshmon lidhjen e banorëve me tokën, punën dhe trashëgiminë e tyre. “Një festë qe është vazhdimësi e traditës…

Lajme

18/10/2026 15:22

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës” në Deçan.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi këtë festë si vazhdimësi të një tradite të trashëguar brez pas brezi, që dëshmon lidhjen e banorëve me tokën, punën dhe trashëgiminë e tyre.

“Një festë qe është vazhdimësi e traditës që është trashëguar brez pas brezi në Deçan, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën, punën dhe trashëgiminë tonë. Mirënjohje ndaj kryetarit Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj fermerëve që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit”, shkroi Haradinaj.