Haradinaj: Me Kurtin, Kosova nuk është në linjë me Amerikën
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për porositë dhe bindjet e aleatëve nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Click të TV 21, Haradinaj u shpreh se ka marr vlerësime negative për shtetin duke thënë se ata e kanë krijuar bindjen se me kryeministrin Kurti dhe Qeverinë “Kosova nuk është në një…
Lajme
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për porositë dhe bindjet e aleatëve nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Click të TV 21, Haradinaj u shpreh se ka marr vlerësime negative për shtetin duke thënë se ata e kanë krijuar bindjen se me kryeministrin Kurti dhe Qeverinë “Kosova nuk është në një linjë me Amerikën”
“Fati ynë është i lidhur me Amerikën. Por, vlerësimi i të gjithë bashkëbiseduesve ishte se “Kosova nuk është në linjë me Amerikën” për shkak të politikave të kryeministrit ose të kësaj Qeverie dhe kjo është e rëndë kur thuhet “nuk je në linje me ne” dhe kanë vërtetë shqetësime serioze për drejtimin që ka marrë Kosova”, tha ai.
Haradinaj u shpreh se edhe në Departament të Shtetit, në Pentagon, edhe në Kongres, edhe në Senat edhe me emisarin e special të presidentit Trump është e njëjta situatë ka mbërri si me thënë bindja ose vlerësimi se Kosova ka një kurs të gabuar se kryeministri dhe Qeveria nuk janë në linjë më SHBA-në dhe se shprehin dyshime që nuk janë në interes të Kosovës.