Haradinaj: Kurti njihet për eliminimin e kokave në VV
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti njihet për “eliminimin” e kokave që janë rritur brenda kësaj partie. Në një deklaratë në Rubikon, ai ka përmendur disa prej këtyre figurave, duke thënë se së fundi erdhi radha e Vjosa Osmanit. “Një prej figurave kyqe të VV-së që…
Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti njihet për “eliminimin” e kokave që janë rritur brenda kësaj partie.
Në një deklaratë në Rubikon, ai ka përmendur disa prej këtyre figurave, duke thënë se së fundi erdhi radha e Vjosa Osmanit.
“Një prej figurave kyqe të VV-së që i ka marrë mbi 300 mijë vota është eliminuar politikisht. Zoti Kurti nihet botërisht për eliminimin e kokave të cilave e iu ka rrit niveli në aspektin e brendshëm ose ndërkombëtar, kështu ka ndodhur me Shpendin, me Dardanin, me Dukagjin Goranin, kush i mban mend këta djem, Haki Abazin, që ka qenë më i fuqishmi kundër opozitës, Shpend Ahmetin, kush e mban mend”.
“Ilir Dedën për shembull, Dardan Molliqajn, Aida Dërguti ka qenë nënkryetare e LVV, Dardan Sejdiu poashtu. Njihet për eliminim. Vjosa Osmani ishte koka e fundit”, ka thënë ai.