Haradinaj kujton martirët e Pastaselit të Rahovecit: Sot përkulur para varreve të tyre, ritheksojmë zotimin se amaneti i tyre do të mbetet i shenjtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka kujtuar 106 martirët e Pastaselit të Rahovecit. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në pranverën e vitit 1999, aparati shtetëror serb ka aktivizuar tërë makinerinë e tij vrastare kundër popullit shqiptar, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se të njëjtin fat me ta, e patën edhe…

Lajme

31/03/2025 12:27

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka kujtuar 106 martirët e Pastaselit të Rahovecit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në pranverën e vitit 1999, aparati shtetëror serb ka aktivizuar tërë makinerinë e tij vrastare kundër popullit shqiptar, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se të njëjtin fat me ta, e patën edhe 42 shqiptarë të pafajshëm nga fshati Burim i Malishevës.

“Plumbat e armikut nuk kursyen as të moshuarit, as gratë e fëmijët, duke lënë pas dhimbje të pashlyeshme për familjet dhe mbarë kombin. Por gjaku i tyre nuk u derdh kot. Nga kjo sakrificë u forcua më tej vendosmëria jonë për liri dhe shtetndërtim. Ndaj sot, përkulur para varreve të tyre, jo vetëm që kujtojmë dhimbjen, por ritheksojmë zotimin se amaneti i tyre do të mbetet i shenjtë, e se Kosova kurrë nuk do të harrojë ata që u flijuan për të”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: