Haradinaj kujton Basri Canollin: Do të kujtohet si trim, i guximshëm, çdo herë i pari në aksione e beteja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar ish luftëtarin e UÇK-së, Basri Canolli i njohur si Shpendi. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Shpendi do të kujtohet si trim, i guximshëm, çdo herë i pari në aksione e beteja, i përcaktuar të mos lëshojë pushkën deri në çlirimin e…

Lajme

18/06/2024 16:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar ish luftëtarin e UÇK-së, Basri Canolli i njohur si Shpendi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Shpendi do të kujtohet si trim, i guximshëm, çdo herë i pari në aksione e beteja, i përcaktuar të mos lëshojë pushkën deri në çlirimin e vendit.

“Kategoritë e lirisë janë themeli i sakrificës dhe e lirisë që e gëzojmë sot. Çdo përpjekje e jona për forcimin e lirisë dhe shtetit si frymëzim ka kontributin e kategorive të lirisë. Nderimi dhe respekti që i bëjmë atyre na motivon drejt aspiratës sonë për anëtarësim në NATO, në ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë, Amerikën dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë sonë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë: