Haradinaj kritikon Gërvallën dhe partitë politike: S’kemi shtet, po i shohin interesat e veta
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar mosreagimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Haradinaj, tha se mungesa e një reagimi institucional vjen, sipas tij, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet shteti. Ai kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kishte…
Lajme
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar mosreagimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Haradinaj, tha se mungesa e një reagimi institucional vjen, sipas tij, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet shteti.
Ai kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kishte ardhur në pushtet me premtimin se do ta ndërtonte shtetin, ndërsa akuzoi edhe opozitën se po merret me interesat e veta.
“Sepse s’kemi shtet, o vëlla. Këta kanë ndërtu shtet, janë tu ndërtu shtet për vete, për dajën, për hallën, për babën, për tezet. Kanë ardhë në pushtet se pikërisht këto s’do t’i bëjnë. E e vërteta ma e keqe dhe ma e hidhur është opozita. Edhe këta nuk janë ka lodhen, veç po i kqyrin interesat e veta”, tha Haradinaj.