Haradinaj kritikon buxhetin e qeverisë në detyrë: Shumë vonë, shumë pak – Marre!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj miratimit të buxhetit për vitin 2026 nga Qeveria në detyrë, duke e konsideruar këtë vendim të vonuar dhe të pamjaftueshëm. Sipas Haradinajt, rritjet e pagave dhe pensioneve që përfshin buxheti janë premtime që duhet të ishin bërë më parë dhe nuk zgjidhin…

Lajme

31/10/2025 12:08

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj miratimit të buxhetit për vitin 2026 nga Qeveria në detyrë, duke e konsideruar këtë vendim të vonuar dhe të pamjaftueshëm.

Sipas Haradinajt, rritjet e pagave dhe pensioneve që përfshin buxheti janë premtime që duhet të ishin bërë më parë dhe nuk zgjidhin problemet aktuale sociale, transmeton lajmi.net.

“Shumë vonë, shumë pak. Marre! Kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh,” ka thënë ai.

Haradinaj ka përshkruar edhe planet e AAK-së për të ardhmen:

“Në takimin e parë të qeverisë sonë, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të kenë rritje të konsiderueshme. Nënat me dy fëmijë do të marrin 100 euro, ndërsa nënat me katër fëmijë do të marrin 300 euro në muaj”./lajmi.net/