Haradinaj kopjon Thaçin, i hip edhe autokombajnës si ai

Kryeministri Haradinaj jo vetëm që po e lufton politikisht, por po e kopjon me të madhe Presidentin Thaçi, ish-paraardhësin e tij në kryeministri.

Lajme

12/07/2019 16:45

Haradinaj sot ka “huazuar” një aktivitet të përvitshëm të Thaçin, hipjen mbi autokombajne gjatë fushatës së korrje-shirjeve.

Fotografitë e kryeministrit Haradinaj ishin të ngjashme tërësisht me fotografitë e Thaçit gjatë viteve të kaluara mbi autokombajne.

I vetmi dallim ishte që Haradinaj si duket nuk di ta drejtoj autokombajnën, për ndryshim nga Thaçi që edhe e drejton për çdo vit.