Haradinaj: Kombëtaret tona na dhuruan emocione të paharruara

Kryeminsitri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova na ofroi emocione ta paharruara.

Lajme

14/11/2019 22:58

“Dy kombëtaret tona, Kosova dhe Shqipëria, që na bashkojnë të gjithëve pranë vlerave që trashëgojmë, edhe pse nuk arriten fitore, sërish na dhuruan emocione të paharruara dhe spektakël në fushën e blertë”.

“Djemtë e futbollit shqiptar edhe sonte dëshmuan se për nderin e Atdheut nuk kursejnë asgjë. Sonte, si përherë, Kosova dhe Shqipëria fituan respekt”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Kosova nga sonte mbyll ëndrrrën për kualifikim në Kampionatin Europian.