Haradinaj: Koalicioni me LDK-në dhe PDK-në nuk ndodhi më 9 shkurt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njeëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj i ftuar sonte në “Politiko”, tregoi pozicionet e partisë së tij apo misionin vendimtar rreth zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor. Haradinaj tregoi për një koalicion të mundshëm mes LDK-së, ku tha se marrëdhënien me ta…

Lajme

10/12/2025 22:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njeëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj i ftuar sonte në “Politiko”, tregoi pozicionet e partisë së tij apo misionin vendimtar rreth zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor.

Haradinaj tregoi për një koalicion të mundshëm mes LDK-së, ku tha se marrëdhënien me ta e kanë pak më specifike.

Ai gjithashtu tregoi se edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit ka qenë i interesuar për një bashkëpunim me ta, por që fatkeqsisht nuk ndodhi.

“Ne marrëdhanien me LDK-në e kemi pak specifike, se përkundër ndarësive që kanë ekzistu pas luftës që kanë qenë të mdhaja, edhe në zonën prej nga vijë unë në Dukagjin, por edhe në gjithë Kosovën atë kohë si krah i luftës, si krah i paqes ne patëm mrri me kriju një vlerë të re e një besim të ndërsjellë ne mes, presidentit historik Ibrahim rugova dhe mej, dhe atyre që punuam. Historia tash e dëshmon se janë bo shumë vite që atëherë, po flasim për 20 vjet, që ka qenë një veprim i menqur me drejtu popullin kah një unitet. E kem garu kundër njëri tjetrit edhe kemi qenë edhe në garë nëpër komuna, por ka edhe raste që kemi bashkëpunu. Para zgjedhjeve të 9 shkurtit, kam qenë i interesum që të gjendet një formulë bashkëpunimi.”, shtoi tutje Haradinaj.