Haradinaj kërkon angazhim edhe nga kryetarët e komunave për luftimin e korrupsionit

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka mbledhur në takim kryetarët e komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”.

Lajme

10/04/2018 10:37

Këtu ai ka përmendur luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Haradinaj ka kërkuar nga kryetarët e komunave mbështetje në plotësim të kushtit të fundit për heqjen e vizave.

“Lufta kundër korrupsionit interes i yni edhe i BE-së, lidhet me liberalizim ngase jem të vetmit që jemi të izoluar”.

Takimi është iniciuar nga Haradinaj dhe është i pari i këtij lloji. Krejt kjo ka qëllim sipas kreut të ekzekutivit një dialogu të përhershëm në mes të dyja niveleve, raporton Ekonomia Online.

“Kryetaret e komunave kanë punë direkt me qytetarët, e kanë punën me të vështirë sepse pritjet janë të mëdha. Ato mundësi që eksitojnë në Kosovë të mos shkojnë pa u zbatuar. Tani kam disa tema që kam pranuar, tema që me kanë bo me thirr takimin. Në Ferizaj kryetari me kanë tregu që buxheti është i rrezikuar nga përmbaruesi”.

“Gjendje jo të mirë ka pas edhe kryetari i Zubin Potokut. Një temë ishte buxheti, dinamika investime dhe mundësia e modelimit të një marrëdhënie të re për më i kaluar situatë e rënda. Tema e dytë që më ka bë përpjekje të madhe është kërkesa e komunave për toke, Gjilani ka kërkuar tokë për universitetin ‘Kadri Zeka’. Dëshiroj që si kryeministër të kyçem me ju, kemi pas rastin me kryetarin e Prishtinës për Pallatin e Rinisë”.