Haradinaj i reagon Kurtit pasi tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi sot se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin. Haradinaj ka shkruar se mijëra njerëz kanë braktisur Kosovën veç në 4 vitet e fundit, shkruan Lajmi.net. “211.789 persona e kanë braktisur Kosovën…

Lajme

05/10/2024 14:19

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi sot se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin.

Haradinaj ka shkruar se mijëra njerëz kanë braktisur Kosovën veç në 4 vitet e fundit, shkruan Lajmi.net.

“211.789 persona e kanë braktisur Kosovën veç këto katër vitet e fundit. Mashtrimi i ndryshimit të madh të pushtetit shumë shpejt doli në pah dhe kjo i shtyri njerëzit që në masë të madhe dhe heshturazi zgjidhjen e problemeve ekonomike ta kërkojnë në rrugët e botës. Të mos keqkuptohemi, gjithmonë ka pasur dhe do të ketë migrim nga vendet e Ballkanit, pra edhe nga Kosova për në vendet perëndimore. Është e drejtë njerëzore e drejta për një jetë më të mirë. Megjithatë, ajo çka po ndodhë në Kosovë në këto katër vite nuk është më vetëm migrim, por ky fenomen po merr karakter të dyndjes. Kosova nuk ka problem migrimi por ka problem dyndjeje të popullatës”, ka thënë ai. /Lajmi.net/