Haradinaj: Haxhiu nuk është kandidaturë unifikuese – Nuk mund të na kushtëzojnë votën për të mos shkuar në zgjedhje, sepse edhe aty duhet vota jonë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas seancës konstituive të Kuvendit ka deklaruar se përfaqësuesja e tyre, Time Kadriaj i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Avni Deharit duke marrë pjesë në seancë. Ai ka thënë se edhe në të ardhmen është në rregull të konsultohemi që të dalin nga kjo situatë e krijuar. “Më vie keq…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas seancës konstituive të Kuvendit ka deklaruar se përfaqësuesja e tyre, Time Kadriaj i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Avni Deharit duke marrë pjesë në seancë.
Ai ka thënë se edhe në të ardhmen është në rregull të konsultohemi që të dalin nga kjo situatë e krijuar.
“Më vie keq që s’ka mirëkuptim edhe nga VV-ja që të gjendet një mënyrë të kalohet nga kjo situatë. Jemi të interesuar të zgjidhet kryetari i Kuvendit, nënkryetarët e të konstituohet kuvendi,. Deri tani beteja politike s’është zhvilluar asnjëherë për konstitumin e kuvendit, beteja fillon për qeverinë e qëndrimet tona e dini se jemi për Qeveri të opozitës por për konstituim të Kuvendit jemi. Sic kemi qenë të interesuar të kalohet edhe raporti për prezencën, jemi të interesuar të kalohet edhe kjo”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se do të ishte dhe në interes të Lëvizjes Vetëvendosje të propozohet ndonjë kandidaturë unifikuese e të kalohet ky bllokim, shkruan lajmi.net.
“Jemi të interesuar që të konsultohemi si opozitë që të ecim përpara, s’është gjendje e mirë me mbajt kështu Kosovën. Mundemi me u konsultu se ku bije faji. Nuk e di, qëndrimin e kemi se jo nuk e votojmë por mbetet me pa se çfarë ndodhë më tutje. Zonja Haxhiu s’është kandidaturë unifikuese, aty është dallimi. Kjo ideja me e kushtëzu votën që nëse s’na votoni ju qojmë zgjedhje, edhe për me shku në zgjedhje duhet dakordim i opozitës. Pra s’mundet me u shpërbë kuvendi pa votën e opozitës, pra qysh ka me e qu dikush vendin në zgjedhje që i ka veç 57 vota pra s’ka fuqi më shumë. Unë jam i interesuar për tu gjetur formula mos me u ndalë konstituimi i Kuvendit”, ka thënë Haradinaj ndër të tjera. /Lajmi.net/