Haradinaj flet për “gropat e zeza” të Kurtit: Asnjë njohje, asnjë anëtarësim- Kosova është nën sanksione të BE dhe SHBA
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kosova është nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së dhe se kjo është e paparë dhe historike, e që dëmi i saj ka arritur në 300 milionë euro. Haradinaj tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka marrë statusin e veteranit luftëtar pa e veshur kurrë uniformën…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kosova është nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së dhe se kjo është e paparë dhe historike, e që dëmi i saj ka arritur në 300 milionë euro.
Haradinaj tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka marrë statusin e veteranit luftëtar pa e veshur kurrë uniformën e UCK-së dhe pa prekur kurrë armë me dorë.
Ait ha se mbi 250 milionë tenderë njëburimore janë historike por aspak për të mirë dhe se organet e drejtësisë herdokur do të kenë punë me këto, transmeton lajmi.net.
Haradinaj duke folur për qeverisjen e Kurtit tha se gropa apo vrima të mëdha që ky kryeministër e kjo qeveri s’kanë as vullnet as kohë për t’i sajuar.
Postimi i plotë:
Gropat e zeza buxhetore dhe “arritjet historike” të Qeverisë
– Kosova është nën sanksione të BE dhe SHBA dhe kjo është e paparë dhe historike. Dëmi deri tash, rreth 300 milionë euro, pra gropë e madhe e buxhetit dhe bajagi historike.
– Albini e ka implementuar marrëveshjen e 2013-tës për stickersa, targa të veturave dhe sot paska thënë edhe marrëveshjen për energji dhe kjo është historike.
– E ka marrë statusin e “Veteranit Luftëtar” pa e veshur kurrë uniformën e UÇK dhe pa prekur kurrë armë me dorë, siç e parasheh ligji. Kjo s’ka qenë e lehtë, por është historike përnjëmend edhe goxha njëfarë grope.
– Mbi 250 milionë tenderë njëburimorë (vrima të lavdishme buxhetore) për dosta e miq, janë historike por aspak për të mirë dhe organet e drejtësisë heret a vonë do të kenë shumë punë.
– Asnjë njohje për 4 vjet qeverisje, asnjë anëtarësim.
– Sipas ASK-së qeveritare gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën, ani se për filozofët e qeverisë, Kosovën po e braktisin gjyshet!
Gropa apo vrima të mëdha këto që ky kryeministër e kjo qeveri, nuk kanë as dije, as vullnet e as kohë t’i sanojnë. Ata tash janë orientu nga zgjedhjet e radhës që janë mashtrimi i radhës./Lajmi.net/