Haradinaj eskalon në deklarim për Gërvallën e quan “sorrëshkinë”: E di sa kaçik ka kur në LDK e kanë ngreh zhag

Deklaratës së ministres së Jashtme, Donika Gërvalla ku iu referua liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj si “i ashtuquajturi hero dhe gjeneral i vetëshpallur”i është përgjigjur tejet ashpër, Nasim Haradinaj nga OVL-UÇK. Haradinaj madje ka kërkuar edhe nga figurat e tjera të VV-së që të distancohen nga deklarimi i saj. Ndër të tjerash Haradinaj tha se…

Lajme

28/01/2025 09:57

Deklaratës së ministres së Jashtme, Donika Gërvalla ku iu referua liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj si “i ashtuquajturi hero dhe gjeneral i vetëshpallur”i është përgjigjur tejet ashpër, Nasim Haradinaj nga OVL-UÇK.

Haradinaj madje ka kërkuar edhe nga figurat e tjera të VV-së që të distancohen nga deklarimi i saj.

Ndër të tjerash Haradinaj tha se ajo nuk ndikon në opinion me këtë deklaratë, aq sa nuk ndikojnë deklarimet e Serbisë e të grekëve.

Përpos kësaj, Haradinaj ka përmendur edhe një rast të Gërvallës që pati pasur me Lidhjen Demokratike të Kosovës vite më parë.

“Jo more zërat e Serbisë e të Greqisë s’kanë ndiku kurrë në imazh, por krijon konfuzitet duke llogaritur vajza e kujt është… Se ka as kaçikin që do me mbërri atë që do me e mbërri. Kjo e di sa kaçik ka kur në LDK  e kanë ngreh zhag… në kuptimin kur kjo ka fillu me u zhvesh nga vlerat që ia ka bë baba. Por kjo s’ka faj se u msu me u pujkujit prej luftës kur njerëzit janë vra për familje të saj, e janë hy në burgje tu e shpëtu familjen e saj, i kanë lënë familjet e veta e vëllai im i ka lënë të gjitha tu i çu pare tek familja e saj në Tiranë tu ju dhimbtë se mos po hekin keq. Haram po u them të gjithëve e popullit që të ka pru aty në Kuvend, tu u sorollat e mu rrokat si “sorrëshkinë”. Si” sorrëshkinë” pra le të rroj me këtë meritë që ia ka dhënë vetes. Është epitet i imi ky “përfundoi ai./Lajmi.net/

Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Le të pranon që është o është e “çmendun”, ose e ka mision ndoshta nga burri i saj